Pas ceremonisë së hapjes, Kryeministri Rama ishte pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e COVID-19. Forumi i Parisit për Paqen organizohet nën kujdesin e presidentit francez, Emmanuel Macron. Ky forum i dialogut politik të nivelit të lartë synon forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh në dobi të paqes dhe sigurisë. Forumi i Parisit për Paqen është një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
