leoni

Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: E dua fitoren e plotë nga Ferit Idrizi!

Anëtarësia e PDK- së, në Vushtrri, qytetarët dhe Ferit Idrizi e fituan garën për kryetar komune pas një angazhimi maksimal.

Konsideroj se për të qenë fitorja e plotë dhe përmbajtësore dhe e cila do të reflektonte edhe në vullnetet elektorale nacionale, duhet dëshmuar përkushtimin dhe devotshmërinë për të pasur një qeverisje të mirë nga djem e vajza pa hipoteka negative nga  e kaluara, me integritet dhe novator të mënyrës së të bërit politikë.

Vetëm kështu i japim kuptim fitores së ditës së djeshme. Fitore e arritur nga angazhimet e shumë veprimtarëve përkushtimin e të cilëve në të kaluarën e kemi mbuluar e anashkaluar padrejtësisht.

Fitores i humb kuptimi nëse zgjidhet rrugë tjetër e veprimit, rrugë kjo e cila nuk e garanton mirëqeverisjen dhe respektimin e meritokracisë, me tendencën e mbulimit të punës nga ca karaktere të cilat vetëm interesi i ekzalton.

Jam i interesuar për të arritur fitoren e plotë,  jo gjysmake.

Fitorja e plotë i jep imazh pozitiv partisë në nivel nacional dhe rrites e konsolidimit të saj.

Partitë apo degët e tyre, nuk duhet të bëhen lavatriqe për individ për  të larë të kaluarën e njollosur me hajni e korrupsion.

Ka ardhur koha që në Kosovë, në skenën politike të saj të lirohen vullnetet e uzurpuara nga njerëzit e tillë, për ta bërë popullin më të lumtur. Kacavirrjet në muret e politikës nga ziliqarët, hileqarët dhe njerëzit pa personalitet e karakter janë një kotësi e momentit që shëmton vullnetet qytetare, shëmton vlerat më të çmuara të tij dhe tregon jo vlerë e civilizim.

Nëse dikush mendon të qeverisë me karaktere të tilla e dëmton shumë subjektin. Unë vet do shpreh revoltën publike edhe nëse ka të bëjë me subjektin të cilit i takoj.

Gjithmonë ka një rrugë edhe për ata që nuk kanë menduar se vijnë kohë të reja dhe assesi politika nuk mund të jetë shpëtimi i ndërgjegjes së tyre. Atyre mund t’u thinjën  flokët, t’u shtohen rrudhat ballit, por ndërgjegjja u mbetet e njëjta.

          Nuk ka progres:

 

Kur e ⁄i padrejti flet për drejtësi;

Kur jo atdhetarja ⁄ i flet për atdhetarizëm;

Kur e⁄ i paedukuari flet për edukatë;

Kur e⁄ i pakulturuari flet për kulturë;

Kur ajo ⁄ ai pa asnjë libër të lexuar flet për politikë;

Kur e ⁄ i pamoralshmi flet për moral;

Kur e⁄ i padituri flet për dituri….

Hajni / i pandershmi  të flet për ndershmëri……!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …