Brickos

Gabriel Escobar

Gabrial Escobar, i dërguar i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, së shpejti do ta vizitojë vendin tonë

Nga një bisede telefonike që u zhvillua mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe diplomatit,  Gabrial Escobar, i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, bëhet e ditur se ai së shpejti do ta vizitojë vendin tonë. Zëvendës ndihmës- sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen e tij që të ketë progres në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe përkushtimin e Amerikës që Kosova dhe rajoni të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Në lidhje me dialogun në Bruksel, ai shprehu mbështetjen e tij dhe përkushtimin që të ketë progres në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Zyra e Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …