Vetëvendosja

Vetëvendosje: Numri i komunave të fituara nuk është i kënaqshëm për VV-në

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur takim gjatë të cilit është analizuar rezultati i zgjedhjeve lokale. Pas analizimit të rezultatit zgjedhor, drejtues të kësaj partie politike kanë ardhur në përfundim se janë disa faktor të cilët e kanë përcaktuar këtë rezultat. “Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbrëmë ka mbajtur një mbledhje të gjatë për ta analizuar rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe situatën politike e gjithashtu është mbajtur një mbledhje me të gjitha qendrat e Lëvizjes. Katër komunat e fituara dhe 194 asambleistë nëpër komuna është mirë por nuk është mjaft. Numri i komunave nuk është rezultat i kënaqshëm për ne.Analiza jonë do të vazhdojë por tashmë për disa gjëra kanë dalë nga diskutimi ynë i përbashkët. E para është vetëkritika. Kemi hapësirë e nevojë për një gjë të tillë. Nuk jemi përgjigjur sipas nevojës e pritjes popullore. Diku kemi qenë shumë larg e diku kemi qenë shumë afër fitores. Të gjithë kemi mundur të bëjmë më shumë. Diku me kandidatin, diku me programin, diku me komunikimin, diku me angazhimin. Na ka munguar optimizmi në veprim. Nuk i kemi shtyrë limitet e vetvetes” thuhet në mes tjerash në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …