Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vetëm 10 për qind të ligjeve të parapara

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vetëm 10 për qind të ligjeve të parapara. Njohësit e këtij institucione kanë deklaruar për “Kosovapres” se legjislatura e 8 e Kosovës po vazhdon të ketë performancë tejet të dobët. Ata kanë thënë se kjo ka ndodhë edhe për shkak të zgjedhjeve lokale dhe përqendrimit të deputetëve në fushatë. Lidhur me këtë performancë të dobët, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa se përgjegjësia kryesore për numrin e ulët të ligjeve të miratuara i takon Lëvizjes Vetëvendosje si partia në pushtet. “Është e pamundur të realizohen objektivat e qeverisë, mendoj se nuk do të përmbushet agjenda (legjislative) nëse e marrim dy leximet, me kohën që kanë mbetur duke marr parasysh që hyjmë në muajin dhjetor në kohë festash. Mendoj që Kuvendi i Kosovës do i kaloj rreth 30% ligjet që realisht nga strategjia e Qeverisë. Mendoj që është neglizhencë e Qeverisë edhe neglizhencë e mazhorancës e cila duhet me qenë më vigjilente në këtë drejtim, opozita ka dhënë kontributin e vetë shumë nga ligjet që kanë kaluar ku ka qenë marrëveshje ndërkombëtar dhe janë dashur 2/3 e votave që janë votuar” ka deklaruar deputeti, Hajdar Beqa.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare, në Jarinë

Zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare, në Jarinë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, deputet i PDK-së, konsideron se Agjencia e Inteligjencës …