Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Gjuha shqipe na ka mbajtur të bashkuar për shekuj dhe ka qenë themel i projektit kombëtar për çlirim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se duke shënuar 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit, kujtojmë me nderim të gjithë ata intelektualë e atdhetarë që tejkaluan barrierat e kohës, duke u bërë bashkë në thirrjen kombëtare për të vënë në dritë të shkruarit e gjuhës shqipe. Përkundër të gjitha pengesave dhe rrethanave të kohës, ata u mbajtën të bashkuar për të vendosur një mjet vendimtar në çlirimin e vetëdijes kombëtare, e cila vetëdije do të kulmonte edhe me çlirimin politik të kombit tonë. Gjuha shqipe na ka mbajtur të bashkuar për shekuj dhe vetëdija e bartur përmes të shkruarit të gjuhës shqipe ka qenë themel i projektit kombëtar për çlirim. Çlirimi i ndërgjegjes sonë politike me shkrimin, leximin dhe artikulimin e vetëdijes, ka qenë parakusht për çlirimin politik, i cili ndonëse padrejtësisht tepër vonë, në Kosovë ka ndodhur vetëm një herë dhe atë në qershor të vitit 1999, pas luftës së lavdishme e të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aleatëve tanë, ka thënë Memli Krasniqi.

Nga 14 nëntor deri me 22 nëntor të vitit 1908, elita patriotike, intelektuale dhe atdhetare e kombit do të mblidhej në qytetin e Manastirit, për të ndërtuar një kohezion kombëtar rreth të shkruarit të gjuhës shqipe, duke unifikuar alfabetin shqip.

Kongresi i Manastirit, rrjedhimisht, është ngjarje me karakter kombëtar të jashtëzakonshëm dhe një kthesë vendimtare e përcaktuese për të ardhmen e shqiptarëve në rangun e qytetërimit perëndimor.

Duke shënuar 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit, kujtojmë me nderim të gjithë ata intelektualë e atdhetarë që tejkaluan barrierat e kohës, duke u bërë bashkë në thirrjen kombëtare për të vënë në dritë të shkruarit e gjuhës shqipe. Përkundër të gjitha pengesave dhe rrethanave të kohës, ata u mbajtën të bashkuar për të vendosur një mjet vendimtar në çlirimin e vetëdijes kombëtare, e cila vetëdije do të kulmonte edhe me çlirimin politik të kombit tonë.

Gjuha shqipe na ka mbajtur të bashkuar për shekuj dhe vetëdija e bartur përmes të shkruarit të gjuhës shqipe ka qenë themel i projektit kombëtar për çlirim.

Çlirimi i ndërgjegjes sonë politike me shkrimin, leximin dhe artikulimin e vetëdijes, ka qenë parakusht për çlirimin politik, i cili ndonëse padrejtësisht tepër vonë, në Kosovë ka ndodhur vetëm një herë dhe atë në qershor të vitit 1999, pas luftës së lavdishme e të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aleatëve tanë.

Urime Dita e Alfabetit!

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …