Në Galerinë e Tiranës ekspozohen punime artistike të kohës së socializmit

Në Galerinë e Tiranës ekspozohen punime artistike të kohës së socializmit

Vepra nga lufta partizane në ekspozitë!

Hapësirat e ekspozimit të Galerisë së Tiranës kanë marrë një pamje tjetër në prag të festave të nëntorit. Veprat e artistëve si Guri Madhi, Zef Shoshi, Ismail Lulani etj kanë të gjitha një tematike, lufta. Në zhanre si pikturë, vizatim dhe skulpturë mund të kuptojmë një dëshmi historike nëpërmjet artit, por gjithashtu mund të kuptojmë edhe mënyrën se si arti ka shërbyer në një funksion tjetër siç është propaganda.

GAT është galeria më e re në kryeqytet, e çelur veçanërisht  për artistë të rinj dhe aplikonte në mediumet e reja të artit bashkëkohor.

Kjo Galeri do krijojë edhe mundësinë e shumë ngjarjeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare, si: Kolonia e Artistëve të rinj Europianë, Bienalja e Tiranës, Bienalja e Grafikës, Festivale dhe mediume të ndryshme ndërkombëtare. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerohet barkodi i parë GS1 në Kosovë për kompaninë Pestova – një hap historik për produktet kosovare

GS1 Kosova ka gjeneruar barkodin e parë zyrtar për kompaninë Pestova, duke shënuar një moment …