OAK

OAK: Kosova të përfaqësohet në CEFTA si shtet dhe jo më përmes UNMIK-ut, me fusnotë

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përshëndet veprimin e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, për dërgimin e shkresës në sekretariatin e CEFTA-së në mënyrë që të përfaqësohemi si shtet e jo përmes UNMIK-ut. OAK gjatë takimeve të realizuara ndër vite me Institucionet e vendit, vazhdimisht ka kërkuar që Kosova në CEFTA të përfaqësohet si shtet me të drejta të plota dhe jo si UNMIK siç është duke ndodh tani e 13 vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008. Për më tepër, ne kemi nënshkruar këtë marrëveshje pa mbrojtje paraprake të asnjë produkti dhe është shumë e rëndësishme që Kosova përfundimisht të fillojë mbrojtjen e produkteve vendore dhe ç’do pengesë që i krijohet të veprojë me reciprocitet të plotë. Ministrja Hajdari është e vetmja që deri më tani ka përkrahur këtë kërkesë dhe ka ndërmarr hap konkret për adresimin e kësaj çështje, e cila është për t’u përshëndetur dhe falënderon publikisht Ministren Hajdari për trajtimin e rastit të përfaqësimit të Kosovës në CEFTA, duke konsideruar që si shtet duhet të trajtohemi të barabartë me të gjitha vendet e tjera nënshkruese të kësaj marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …