Artane Rizvanolli

Artane Rizvanolli: Çmimet e importit të rrymës janë pesëfishuar, prandaj është edhe një gjendje e jashtëzakonshme

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike për ngrohje. Duke  folur në diskutimin “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”,  ka shtuar se çmimet e importit të rrymës janë pesëfishuar. Rrjedhimisht është një gjendje e jashtëzakonshme, në të cilën secili prej nesh duhet të bëjë gjithçka që është e mundur brenda kapaciteteve të tij, në mënyrë që kjo krizë ta prek Kosovën”, tha zonja Rizvanolli. “Një pjesë e madhe e familjeve në Kosovë nuk mund ta mbajnë të ngrohur shtëpinë. Është me rëndësi për qytetarët e Kosovës që ta kuptojnë që në Evropë dhe në botë, tani po ndikon edhe në vendin tonë, është duke ndodhur një krizë energjetike. Mos kursimi i energjisë do të thotë rritje e tarifave të saj, ka saktësuar ministra, Rizvanolli.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …