Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 559 testime sa janë bërë në nivel vendi, 12 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 8 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 743. Numri përgjithshëm i rasteve aktive ka zbritur në 323 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës kalojnë me procedura të lehta në pikat e tyre të përbashkëta kufitare, gjatë 9 muajve
Prej ditës së sotme ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilës, qytetarët …