Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Serbia nuk iu përmbahet detyrimeve ndërkombëtare, as marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën

Deputeti shqiptar i Kosovës Lindore në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi,  ka deklaruar se Serbia është shteti i cili nuk iu përmbahet detyrimeve ndërkombëtare, nuk iu përmbahet marrëveshjeve të nënshkruara, dhe vazhdon t’i keqtrajtojë pakicat, sidomos shqiptarët. Një prej shkeljeve elementare të të drejtave të shqiptarëve është edhe moslejimi i përdorimit të Flamurit kombëtar në festat kombëtare. Shaip Kamberi thotë se Serbia është vendi i vetëm në rajon, i cili ua pamundëson pakicave nacionale që të përdorin lirshëm simbolet e tyre. Ka kaluar një vit, nga fjalimi im për nevojën e përdorimit të lirë, publik dhe zyrtar të simbolit tonë kombëtar, ndërkohë që Republika e Serbisë po vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon i cili, me ligj, ia pamundëson pakicave nacionale që të përdorin lirshëm simbolet e tyre, pasi sipas tyre qenkan janë identike me simbolet e shteteve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …