Antonio Guterres

Antonio Guterres: Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime të cilat izolojnë një shtet, janë padrejta

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është cituar të ketë deklaruar  se vendosja e ndalimeve për udhëtime të cilat prekin shtete dhe rajone specifike, si pjesë e masave kundër përhapjes së variantit të ri të koronavirusit është  ‘të padrejta’ dhe ‘joefektive’. “Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime të cilat izolojnë një shtet apo rajon janë jashtëzakonisht të padrejta. tha Guterres në një konferencë për media, shkruan agjencia e lajmeve Reuters. Shefi i OKB-së madje bëri thirrje që të shtohet numri i testimeve për të gjithë udhëtarët. “Kjo është mënyra e vetme që të reduktohet rreziku i përhapjes së infektimit e që njëkohësisht mundëson angazhim ekonomik”, shtoi Guterres. Disa shtete tashmë kanë ndaluar udhëtimet nga shtetet jugafrikane pas paraqitjes së variantit të ri të koronavirusit, Omikron, javën e shkuar në këtë rajon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …