leoni

Gresë Jakup Krasniqi: Plagët që t’ i shkaktoi jeta, kush t’ i shëron, babi?

Gresë Jakup Krasniqi: Plagët që t’ i shkaktoi jeta, kush t’ i shëron, babi?

A u lodhe babi?

Duke luftuar për të drejtën dhe jetën, duke luftuar të keqën për të mirën?

Babi a u lodhe duke shpresuar për liri?

A u lodhe duke i dhënë forcë vetës për te vazhduar jetën për hir të tjetrit.

Edhe sa duruaka njeriu babi?

Sa dhemb liria babi? Askush më mirë se ti nuk di të përgjigjet.

Sa dhemb e mira babi, se ishe i mirë gjithnjë

Pse mirësia vret e ligësia triumfon?

Çka është drejtësia babi?

Na the të jemi të drejt, po çfarë është e drejt dhe çfarë jo? Si ta dallojmë të mirën nga e keqja?

Çfarë e dallon gëzimi  nga hidhërimi?

A je mirë babi?

Kur nata vjen e je vet, çfarë të mundon babi?

Plagët që ti shkaktoj jeta, kush ti shëron babi?

Do bëhesh 71 vjet shpejt, kur dhemb shpirti e trupi si ja bënë babi?

Ku e gjen forcën të jesh i mirë kur e keqja mbulon botën.

A je mirë babi? Kur mëngjesi vjen e do të ngrihesh, çka të gëzon?

Thonë koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron?

A je i fortë babi?

Kur te thyhet shpirti e mbas ditët zor i kalon,

A qesh dot babi kur shpirti vajton?

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti do të fitojë në zgjedhje, me vlera, merita, me nder e respekt, me besë, trimëri, dinjitet e burrëri

Me shokun tim të idealeve, Ismet Sylejmani,  për pak “jam koritë”, por shpëtova nga durimi dhe …