Zëvendës-ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, është takuar edhe me kryeministrin, Edi Rama

Zëvendës-ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, është takuar edhe me kryeministrin, Edi Rama

Zëvendës-ndihmës-sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar është takuar edhe më kryeministrin Edi Rama. Escobar ka pohuar se Shtetet e Bashkuara në muajt në vazhdim do ta përshkallëzojnë luftën kundër të korruptuarve në Shqipëri deri në nivelet më të larta, por nuk ka dhënë detaje specifike. Në Tiranë, Gabriel Escobar u prit edhe nga Olta Xhaçka, ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme e cila thotë se ishte një takim i shkëlqyer duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Diplomati amerikan gjatë qëndrimit në Shqipëri, nuk preferoi të takohet  me Ilir Metën, kryetar i skaduar. Kryeministri Rama ka thënë me këtë rast se takimi me z.Gabriel Escobar, ishte shumë miqësor. Ne  folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e Amerikës,  rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, shkruan Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …