Pas përpjekjeve që bëri ditë më parë kryetari “Foltores” së PD-së Sali Berisha, për të marrë selinë e Partisë Demokratike, në Tiranë, ambasadorët e disa vendeve i kanë dalë në mbrojtje kryetarit legjitim të Partisë, Lulzim Basha. Dje ata kanë shkuar në selinë e tij dhe kanë zhvilluar një takim me Lulzim Bashën. Grupi i ambasadorëve është kryesuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i Italisë, Fabrizio Buci, i Gjermanisë, Peter Zingraf dhe ambasadori i Francës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
