LDK dhe PDK fituan nga 8 komuna, AAK në 5, Vetëvendosja 4 komuna, derisa Nisma vazhdon qeverisjen në Malishevë

LDK dhe PDK fituan nga 8 komuna, AAK në 5, Vetëvendosja 4 komuna, derisa Nisma vazhdon qeverisjen në Malishevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se LDK dhe PDK fituan në tetë komuna, AAK vazhdon qeverisjen me 5 komuna, LVV do të menaxhoj në katër komuna, derisa Nisma vazhdon qeverisjen në Malishevë. KQZ ka certifikuar edhe rezultatin e zgjedhjeve për Komunën e Dragashit, duke përmbyllur kështu procesin e zgjedhjeve lokale të filluara më 17 tetor. Në këtë komunë fitues doli kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini, duke çuar në tetë numrin e komunave që kjo parti ka fituar në këto zgjedhje. LDK ka fituar edhe Prishtinën pas dy mandateve opozitë në këtë komunë, derisa prej komunave tjera të mëdha ka arritur të mbajë Pejën. Edhe PDK ka shënuar sukses në këto zgjedhje duke fituar në tetë komuna, tri prej tyre qendra të mëdha urbane.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …