Pozita, opozita dhe komunistët nderojnë dëshmorët dhe bëjnë homazhe para Monumentit “Nënë Shqipëri”

Pozita, opozita dhe komunistët nderojnë dëshmorët dhe bëjnë homazhe para Monumentit “Nënë Shqipëri”

Pozita dhe opozita zhvilluan homazhe të ndara te Monumenti,“Nënë Shqipëri” për Ditën e Dëshmorëve. Ishte opozita e para që bëri homazhet e saj. Pas tyre, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha para mediave se PD-ja është e vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për një Shqipëri të lirë dhe të çliruar nga krimi e korrupsioni.  Ndërsa mazhoranca përfaqësohej nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, kryeparlamentari Ilir Meta, ministrja Mimi Kodheli dhe deputeti Pandeli Majko. Partia Komuniste si gjithherë  nuk ka munguar as sot  para  Monumentit, “Nënës Shqipëri”, për të nderuar dëshmorët e Atdheut në ditën e tyre përkujtimore. Me foto të Enver Hoxhës, dhe pankarta “Rroftë Partia Komuniste” ata janë përkulur para Monumentit duke mbajtur grushtin lart. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

MPJD nën drejtimin e Donika Gërvallës bleu 500 kopje të librit të Shkëlzen Gashit për rreth 15 mijë euro

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në kohën kur drejtohej nga Donika Gërvalla, …