Nesër i ndahet çmimi "MIRËNJOHJA E FSHATIT MARKAJ". familjes së Dëshmorit Bilbil Breçani

Nesër i ndahet çmimi “MIRËNJOHJA E FSHATIT MARKAJ”. familjes së Dëshmorit Bilbil Breçani

Shoqata e ish- Brigada 138 – Agim Ramadani” , ne Koshare  me iniciativën e mërgimtarëve Tropojan, me theks të fshatit Markaj në Tropojë (Bajram Curr) – vendëlindja e Dëshmorit të lirisë -Bilbil Breçani- “Heroi Kosovës”, më datë 19.12.2021, nga ora 11:00, në  Parkun/Oborrin e Hotel “Real” – Tropojë, organizon takim në mes të popullit tropojan dhe bashkëluftëtarëve nga radhët e UÇK- së, në Koshare, me rastin e nderimit të familjes së Dëshmorit Bilbil Brecani, me Flamurin e Brigadës 138 ” Agim Ramadani” nga Brigada, dhe ndarjes së çmimit “MIRËNJOHJA E FSHATIT MARKAJ”.
Për të gjithë bashkëluftetarët e  interesuar për pjesëmarrje, vendtakimi do të bëhet në Morinë “Restorant “Vila Italia”, te Pishat,  deri në orën 09:00!
Pjesëmarrja jonë nderon familjen, Malësinë e Tropojës, si vatër e organizimit të Luftës dhe dëshmorin e Lirisë Bilbil Breçani- “Hero i Kombit”.

Kontrolloni gjithashtu

The Economist: Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike, por një shtet që shihet si një ndriçim për Ballkanin

Turizmi shënon rritje të fortë në qershor, udhëheqin vizitorët e huaj dhe bregdeti

Sektori i turizmit në Shqipëri ka regjistruar një ecuri mjaft pozitive gjatë muajit qershor, ku …