Kryetari i Kroacisë, Millanoviq, i ofroi garanci Gjykatës Speciale, për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq sot po qëndron për një vizitë zyrtare, në Kosovë

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, gjatë qëndrimit në vendin tonë  ka folur sot për procesin e vaksinimit kundër virusit korona, duke saktësuar se  në bazë të informatave që ka marrë përqindja e të vaksinuarve në Kosovë,  është më e lartë sesa në Kroaci. Kjo sipas tij tregon se qytetarët e Kosovës janë të përgjegjshëm. Kryetari i Kroacisë në konferencën për media pas takimit me kryetaren Vjosa Osmani ka folur edhe për iniciativën “Open Ballkan”. Milanoviq  tha se kjo iniciativë duhet t’i trajtojë të gjitha vendet në mënyrë të barabartë dhe  nëse Kosova nuk përfshihet në mënyrë të barabartë atëherë kjo iniciativë është pa lidhje. Kryetari kroat në fund tha se Kosova duhet me këmbëngulje  të kërkojë edhe njohje të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …