Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është antikushtetuese

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është antikushtetuese. Krasniqi  u shpeh per mediet se mbajtja e referendumit do të përbënte shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës konsideron se mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë është antikushtetuese dhe kjo do të përbënte shkelje flagrante të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Ka dallim esencial ndërmjet zgjedhjeve dhe referendumit, andaj është i papranueshem lejimi i votimit në Kosovë për referendumin e nje shteti fqinj. Memli Krasniqi kërkon nga Qeveria të bashkërendojë veprimet me partnerët ndërkombëtarë për të ofruar zgjidhje të përshtatshme, në pajtim me obligimet tona si shtet i pavarur dhe sovran. BE-ja dhe shtetet e QUINT-it po kërkojnë nga kryeministri Kurti që të lejojë votimin e serbëve të Kosovës për referendumin që do të mbahet në Serbi të dielën ashtu siç është lejuar në të kaluarën. Këtë po e kundërshton edhe kryeministri, Albin Kurti  me arsyetimin se “mbajtja e një referendumi në një shtet sovran i një shtetit tjetër s’është praktikë që pranohet nga asnjë shtet demokratik”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përjashton bashkëpunimin me VV: I hapur për konsulta me LDK-në dhe PDK-në

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, duke theksuar …