Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Kurti po frikësohet, prandaj po dëshiron që përgjegjësinë t’ ia hedh Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se kryeministri Kurti po frikësohet andaj po dëshiron që ta zhvendosë përgjegjësinë nga qeveria tek Kuvendi lidhur me moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë. Memli Krasniqi  ka shkruar se nëse qëllimi i Kurtit është për ta gjuajtur përgjegjësinë nga qeveria te Kuvendi atëherë ai po frikësohet. Sepse, kompetenca dhe autoriteti është i Qeverisë për të vendosur moslejimin e referendumit dhe për ta zbatuar atë vendim. Referendumi i Serbisë në Kosovë do të ishte antikushtetues dhe si i tillë është i papranueshëm dhe nuk duhet lejuar. Por, Kushtetutën e ruajnë instrumentet e pushtetit ekzekutiv e jo Rezolutat e Kuvendit, që nuk janë obligative as për Qeverinë”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …