Vaxhid Sejdiu

Vaxhid Sejdiu: Më 15 Janar!

Më Pesëmbëdhjetë Janar!

(Në ditën e Gjenocidit në Kosovë)

 

Më Pesëmbëdhjetë Janar,

Të gjitha plagët bëhen bashkë

Dhe krijojnë hartën e ndërgjegjes njerëzore

Me emrin “Plagë e hapur – Kosovë”.

 

Më Pesëmbëdhjetë Janar

Vuajtjet, Dhembjet, Vdekjet

Qëndrojnë te Varrezat e Dëshmorëve

Me lule në dorë.

 

Më Pesëmbëdhjetë Janar

Të gjithë emrat e viktimave, dëshmorëve dhe heronjve

krijojnë një emër Shqipëri!

 

Më Pesëmbëdhjetë Janar

Reçaku, Obria, Prekazi, Krusha  e Madhe …

Bëhen bashkë dhe kujtojnë

Njëmijë e Gjashtëqind e tridhjetë shqiptarë të zhdukur e të pagjetur,

Të cilët,  rëndojnë frymëmarrjen shqiptare!

Kujtojnë me mijëra e mijëra të vrarë e të masakruar

Të cilët, rëndojnë kujtesën Kombëtare.

 

Një milion e njëqindmijë e njëqind e një plagë,

Në mes Errësirës dhe Dritës

Në mes Lirisë dhe Vdekjes

Në mes të kaluarës dhe të ardhmes,

Kërkojnë Drejtësi!

 

Zyrih, 15 janar 2022

 

Vaxhid Sejdiu

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Adem Demaçi dhe projekti i tij për TV-Diellin

Mujë Hyseni: TV DIELLIT

Për mua sot qe o një ditë e mbarë U binda unë sot qe kemi …