Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka mbajtur aktivitet përkujtimor për gjenocidin e Serbisë në Kosovë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka mbajtur aktivitet përkujtimor për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, duke ndezur qirinj në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat në Kosovë. Zëvendëskryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, Adnan Asllani ka përkujtuar se gjatë viteve 1998-1999, forcat serbe kanë vrarë qindra civilë shqiptarë dhe kanë dëbuar shumicën e popullsisë shqiptare dhe kanë dhunuar me mijëra gra. Ai ka theksuar më tutje se Kosova e ka obligim ligjor që të ngre ndaj Serbisë për gjenocidin e saj në Kosovë. “Duhet të kujtojmë këtu se gjatë luftës në Kosovë më 98, 99 forcat serbe gjatë zbatimit të gjenocidit kanë vrarë mbi 10 mijë civilë shqiptarë, kanë dëbuar dhunshëm shumicën e popullsisë shqiptare të Kosovës, duke shkatërruar atyre edhe dokumentet e identifikimit, kanë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare dhe kanë rrënuar objekte banimi në qytete, objekte kulturore e arsimore, monumente të trashëgimisë kulturore e etnike shqiptare. Ende nuk është vendosur drejtësia, por akoma më keq Serbia vazhdon duke fsheh krimet duke mohuar e hedhur të pavërteta e kështu duke lënduar ndjenjat tona për të afërmit tanë që ajo na i ka vrarë e masakruar” ka theksuar Adnan Asllani.

Kontrolloni gjithashtu

FSK do të realizojë ushtrime ushtarake në Cernushë të Mitrovicës nga 11 deri më 13 prill 2025

Komuna e Mitrovicës njofton qytetarët se, nga data 11 deri më 13 prill 2025, Forca …