Mehmet Bislimi: Reçak

Reçak 

dimër si sot
në Reçak
ku gjaku i lirisë po shkonte rreke
në gjirin tënd o toka jonë
strehuar e futur thellë në dhe
në zemrën e tokës
45 lulëkuqe të lirisë
45 djem e vajza
të nënëlokes
lulëkuqe që askujt nuk i patën hak
Reçak
Reçak
me shtatin e larë me gjak
me gjak lirie
Reçak

ata
janë dëshmitarë që flasin
janë themeli i shqiptarisë
janë zëra që thërrasin
si dëshmi e kohës
në kupë të qiellit
Reçak
kërthiza e diellit

në Reçak
ku jeta dhe vdekja po mateshin
në tokën e bukën e vet
në shtëpinë dhe të drejtën e jetës
lirisë ia falën dritat e syve
botës ia thanë të vërtetën
ata
më parë zgjodhën lirinë
së jetën

në Reçak
për çdo ditë të shkojmë
për të rënë në gjunjë atje
para bijve tanë
që prehen në paqe
si dëshmi e një kohe të vrazhdë robërie
Reçak
sinonim lirie

15-01-2022

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nëpër shekuj kënga e popullit: Shaqir Cërvadiku, këngëtar i lindur në akordin e çiftelisë

Këngëtari, Shaqir Cërvadiku, ka kënduar e këndon  me tërë qenien, këndon me shpirt e zemër, …