Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur dështim mbajtjen e referendumit dje në Serbi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur dështim mbajtjen e referendumit dje në Serbi. Ai tha se pjesëmarrja e më pak se 30% të qytetarëve në këtë referendum nënkupton dështim dhe kjo tregon se Pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vetë Serbinë”, ka shkruar ai. Dje në Serbi është mbajtur referendumi për ndryshimin e kushtetutës, në atë pjesë që kanë të bëjnë me gjyqësorin. Këto ndryshime bëhen me qëllim të  sikur thuhet harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …