leoni

Kreu i Vatikanit Papa Françesku, ka premtuar drejtësi për viktimat e abuzimit me fëmijë në Kishën Katolike

Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, ka premtuar drejtësi për viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. Ndërkohë autoritetet gjermane po shqyrtojnë nisjen e një hetimi të mëtejshëm pasi një hetim i pavarur zbuloi se Papa Benedikti 16 në pension nuk iu përgjigj katër rasteve të abuzimin, që ai e dinte për kryepeshkopin i Mynihut. Një raport i shumëpritur mbi dhunën seksuale në Kryedioqezën e Mynihut ka ngritur akuza kundër ish-Papës Benedikti XVI, i cili ishte kryepeshkop i Mynihut nga viti 1977 deri në vitin 1982. Thuhet se ai dinte për priftërinjtë që abuzonin me fëmijët dhe që megjithatë mbetën në pozitat e tyre, dhe kisha heshti për ato akuza. Një firmë e autorizuar  që hartoi raportin tha se ish-papa vazhdon të mohojë se ai ka kryer ose dinte për ndonjë krim. Një ditë pas publikimit të raportit, Papa Françesku, u takua me zyrtarë të Vatikanit që merren me rastet e abuzimit me fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …