Genc Nimanbegu: Që nga fillimi kjo qeveri në Mal të Zi ishte një lojë me demokraci

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genc Nimanbegu, lidhur me rënien e Qeverisë në Podgoricë,  ka deklaruar se që nga fillimi kjo qeveri ishte një lojë me demokraci. Ishte qeveria, e cila fillimin e saj e kishte në kishë dhe kjo është dëshmuar nga të gjithë ata që kanë marrë pjesë në takimin në kishë, kur është dakorduar qeverisja. Kjo ka ndikuar gjatë gjithë kësaj periudhe në një pozicion kur nuk është respektuar as Kuvendi i Malit të Zi, as parimet demokratike dhe një qeverisje, e cila ka futur shumë konfuzion në skenën politike të Malit të Zi, por edhe tensione nacionale”. “Shqiptarët në Mal të Zi janë në situatë ku janë në rajonet më të pazhvilluara. Shpresojmë që të nisë një frymë e re që zhvillimi të na takojë edhe neve”, ka thënë Nimanbegu.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …