Gucati - Haradinaj

Deklaratat përmbyllëse në gjykimin kundër, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt do të bëhen nga 14 deri më 18 mars të këtij viti

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, në Hagë,  ka marrë vendim që dhënia e deklaratave përmbyllëse në gjykimin kundër, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt të bëhet nga 14 deri më 18 mars të këtij viti.  Në njoftim thuhet se sot, Trupi Gjykues II i dha fund paraqitjes së provave në çështjen Gucati dhe Haradinaj, ndërkohë që i  urdhëroi palët të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare deri më 3 mars, duke caktuar  periudhën nga 14 deri më 18 mars 2022 për dhënien e deklaratave përmbyllëse”, është thënë në njoftimin e gjykatës. Më 2 shkurt, ekipet e mbrojtjes së ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë njoftuar për mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave prej tyre. Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …