Brickos

OKB-ja ka tërhequr vërejtjen se Koreja e Veriut po kërkon të prodhojë materiale për armë bërthamore

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka tërhequr vërejtjen se Koreja e Veriut po kërkon të prodhojë materiale për armë bërthamore. Associated Press njofton se në një raport të panelit të ekspertëve të OKB-së shkruan se ka një “përshpejtim të dukshëm” të testimeve të kryera nga Pheniani dhe të demonstrimit të armëve të reja me rreze të shkurtër veprimi dhe me rreze të mesme veprimi gjatë testimeve të bëra përgjatë janarit. Teknologjitë e reja të testuara përfshijnë edhe një kokë të mundshme bërthamore hipersonike dhe një automjet të manovrueshëm”, tha paneli. Koreja e Veriut po ashtu ka demonstruar “aftësi për dislokim të shpejtë, lëvizshmëri të gjerë (përfshirë edhe në det) dhe elasticitet të përmirësuar të forcave të saj raketore. Ekspertët thanë se Koreja e Veriut “po vazhdon të kërkojë jashtë vendit materiale, teknologji dhe njohuri për këto programe, përfshirë edhe përmes mjeteve kibernetike dhe kërkimit të përbashkët shkencor, njoftojnë mediet ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Gjykata Speciale në Hagë, në lëndën kundër krerëve të UÇK-së ka vendosur që të mos e dëgjohet sërish një dëshmitar i mbrojtur

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën  gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është vendosur që të …