Deputetja, Hykmete Bajrami, i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila

Deputetja, Hykmete Bajrami, i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës, Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës, pasi kjo e fundit në seancën parlamentare tha se LDK-ja nuk ka dorëzuar komente në ZReE në lidhje me tarifat e reja të energjisë elektrike. Deputetja e LDK-së ka bërë me dije se kjo parti ka dorëzuar komente në ZRrE, në ZKM, në MFT dhe në ME. “Shefja e grupit parlamentar të LV-së sapo shpifi në seancë që LDK-ja nuk ka dorëzuar komente në ZRRE lidhur me dokumentin konsultativ të ZRRE-së. LDK-ja ka dorëzuar komente në ZRRE, në ZKM, në MFT dhe në ME. Shihni dok. e protokoluar”, ka shkruar deputetja Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …