deputetët

Behgjet Pacolli, kritikoi deputetët e pozitës, të cilët nuk votuan për ta shqyrtuar mocionin kundër shtrenjtimit të energjisë

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, ka kritikuar deputetët e pozitës, të cilët nuk kanë votuar pro futjes në rend të ditës mocionin urgjent procedural për debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ai ka shkruar se deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se s’ka gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për shtrenjtimin e rrymës. Pacolli ka thënë se nuk e di se si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrenjtimit të produkteve dhe shërbimeve bazike jetësore. Qytetarët janë ata që e mbushin buxhetin e Kosovës me kontributet dhe taksat tyre dhe para tyre duhet të japin llogari këta deputet. I lig dhe i papërgjegjshëm është veprimi i tyre sot se si iu shmangën  debatit për shtrenjtimin e energjisë. Qytetarët do të irritohen shumë kur në fund të muajit faturat të cilat do t’iu vijnë do të jenë të papërballueshme. Nuk di si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrenjtimit të produkteve dhe shërbimeve  bazike jetësore,  ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …