Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Qeveria ka hapësirë për ta shfuqizuar vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme  të Kuvendit ka deklaruar se qeveria ka hapësirë për ta shfuqizuar vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në ditën kur kanë filluar tarifat e reja, edhe pse vendimi është marrë, është detyrë e deputetëve që të diskutojnë. Ekzistojnë praktikat kur vendimet e institucioneve si rasti i ZRRE-së të shfuqizohen vendimet. Unë mendoj se sot ja vlen t i bëhet një kërkesë qeverisë që ta shfuqizojë vendimin e ZRRE-së për një kohë të caktuar  sepse jemi duke hyrë në pranverë dhe në dimrin që vjen ta diskutojmë se si do të veprojmë. Besoj se ka hapësirë për një vendim të tillë. Haradinaj e ka quajtur mashtruese  Qeverinë Kurti. “Në vazhdimësi e dëgjojmë duke iu thënë përkrahëse po më shpërthejnë minat e qeverive të kaluara.  “Ju keni thënë se si të hiqet UÇK-ja nga Qeveria do të na hiqen vizat. Ku është liberalizimi?  Ku jeni? Çfarë ju tha ambasadorja e Francës?”, ka pyetur qeveritarët e vendit, Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

BE nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, por pa hapa thelbësorë financiarë

Edhe pse shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas paralajmëroi nisjen e heqjes së masave të …