Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: PDK-ja po luan rol konstruktiv si opozitë, pasi Qeveria nuk ka bërë asgjë për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti po luan një rol konstruktiv si opozitë. Për ne është më i rëndësishëm progresi shtetëror sesa, “cirkuset” në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se për PDK-në nuk është e rëndësishme karrigia, por i kanë dhënë kohë Qeverisë një vit që të përmbushë agjendat e saj, por që sipas tij Qeveria nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. I rëndësishëm është progresi i shtetit tonë, nuk jemi në zor për karrige, ne si parti opozitare jemi duke bërë pikërisht atë që duhet i kemi dhënë mundësi Qeverisë një vit që të zhvillojë agjendën e saj, por nuk kemi parë sukses. Më shumë jemi për të ndihmuar edhe në kohën kur ballafaqohemi me kriza se sa të shkaktojmë ndasi dhe të shfrytëzojmë fatkeqësi e tjetri”, tha ai në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova importon nga Kina, Kina mbështet Serbinë kundër Kosovës

Kosova po shpenzon mbi dy milionë euro brenda një dite për mallra të importuara nga …