Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë se aktualisht paga e policit është vetëm 392 euro

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë se aktualisht paga e policit është vetëm 392 euro

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka  raportuar sot në Komisionin për Siguri, ku ka folur për shqetësimet që kanë zyrtarët policorë dhe gjendjen në të cilën është ky institucion i sigurisë. Ai ka thënë se për ta është i papranueshëm Projektligji i Pagave i cili u është ofruar. “Na është ofruar një Projektligj së bashku me koeficientet që janë përcaktuar, i kemi analizuar dhe fillimisht po them që për Sindikatën e Policisë ky Projektligj që në start është i papranueshëm për shkak se nuk kemi çmim të koeficientit, vlera e koeficientit për ne është e panjohur. Është e papranueshme rangimi i koeficienteve të Policisë së Kosovës në krahasim me institucionet tjera. Kjo është diskriminuese për Policinë e Kosovës, duke thënë se paga aktuale e një polici është 392 euro. “Aktualisht paga e policit është 392. Është i papranueshëm Projektligji që neve na është ofruar me këtë koeficient”, u shpreh Imer Zeqiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …