Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbajti një seancë të jashtëzakonshme në Nju Jork ku ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbajti një seancë të jashtëzakonshme në Nju Jork ku ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një seancë ku është diskutuar agresioni ushtarak rus në Ukrainë. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me shumicë dërrmuese për të dënuar pushtimin e Ukrainës  nga Federata ruse  Me këtë rast u bë e ditur se  141 shtete anëtare  duke përfshirë Shqipërinë votuan për dënimin e agresionit rus në shtetin ukrainas. Pesë vende mbështetën agresionin rus duke votuar kundër rezolutës, ndërsa 35 shtete abstenuan. Rezultati, edhe pse ligjërisht jo detyrues, mbart peshë politike globale edhe pse nuk pritet do të ndryshojë agresionin ushtarak të Moskës.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Shtrenjtimi i rrymës po godet prodhimin vendor – biznese drejt mbylljes dhe zhvendosjes nga Kosova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se rritja e çmimit të …