Ukë Lushi: Serbia dhe Putini po përgatisin planin e ndërhyrjes në veri të Kosovës

Ushtari i batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ukë Lushi ka shkruar se organet për ruajtjen e paqes dhe rendit duhet të jenë më të kujdesshme në pjesën veriore të Kosovës. Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukë Lushi ka shkruar se “sipas disa shërbimeve të inteligjencës, Serbia dhe Putini janë duke përgatitur planin e një inkursioni në veri të Kosovës. NATO, KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe populli i Kosovës duhet të jenë gati”. Edhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se ka informacione se Serbia është duke mobilizuar rezervistët e saj në Serbi dhe Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Avdi Kelmendi (21.12.1951–18.1.1996) një veprimtar i mirënjohur dhe i paharruar

Mergim Bekteshi: NJË JETË PËR ATDHEUN, Kujtim i Pashlyeshëm për Profesor Avdi Kelmendin

Janari për mua nuk është thjesht një muaj i ftohtë dimri. Është një muaj i …