Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me mbylljen e dy depove me vaj, pas rritjes së çmimeve

Kryeministri, Albin Kurti, ka reaguar pas mbylljes së dy depove me vaj, pas rritjes së çmimeve. Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo në Fushë Kosovë dhe në Graçanicë është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni. Kurti theksoi se është shtuar kontrolli dhe mbikëqyrja, dhe se nuk do të lejohet zhvatja në kohë krize. “3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës”, deklaroi Kurti. Reagimi shtetëror erdhi pasi për çmimin e vajit pati raportime të shumta nga qytetarët, të cilët edhe kanë kritikuar ashpër institucionet për mos reagim ndaj rritjes së çmimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, kanë rënë 41 dëshmorë në krye me Mujë Krasniqin

Më 14 dhjetor të vitit 1998, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, një formacion …