leoni

Euro

Sindikatat konsiderojmë se është tepër e vogël paga minimale 264 euro e propozuar nga Qeveria, ata kërkojnë 400 euro

Anëtar i kryesisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura njëherësh dhe anëtar i Këshillit Ekonomiko-Social, Rashit Mehmeti dhe kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, kanë deklaruar se paga minimale duhet të jetë 400 euro, e jo 264 euro sa propozon qeveria. Mehmeti ka thënë se duke u bazuar në disa statistika që janë nxjerr  del që paga 264 euro është tepër e vogël për qytetarët. “Ne i kemi nxjerrë disa statistika këtu shportën e konsumatorit e cila nuk përfshin as rrymë, as ujë e as mbeturina po vetëm jetën kështu që del diku rreth 400 e diçka euro. Prandaj ne konsiderojmë që është tepër e vogël 264 euro qysh e kanë nxjerr në bazë të statistikave”, ka thënë Mehmeti, duke shtuar se nuk janë kundër qeverisë, mirëpo sindikata shikon gjithmonë anën e punëtorit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti shmang Prokurorinë, por gjen kohë për gjykimin e Klinakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të paraqitet përballë Prokurorisë Speciale kur ishte …