Brickos

Shqiprim Pula

Shqiprim Pula: RIPËRTËRIRJA SHPIRTËRORE RUSE

Pak kohë përpara vitit 2000,  para se të zgjidhej President i federatës Ruse Vladimir Putin, kishte deklaruar, Rusinë nuk e sheh larg Europës dhe botës. Por, lindi një shqetësim i ri, edhe i rrezikshëm!. Po kush e shkaktoi? Ku është pikënisja? Në ditët e sotme, Rusia e pas 22 viteve, e drejtuar nga Vladimir Putin për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, nga Europa e bota u izolua, me disa përjashtime. Përbrenda Unionit Sovjetik ishin 15 republika, po cilësuar për nga madhësia e rëndësia, Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia ishin liderët e Unionit të atëhershëm. Të përbashkëtat e tyre tregonin ngjashmëritë si ndërmjet vëllezërve, por nga baballarë të ndryshëm. Përgjatë shekullit 20-të, kombi, religjioni dhe rregullimi shtetëror morën kuptim dhe formë, për të gjitha vendet që vazhdonin të përmbushnin formësimin si të mëvetësishëm. E si rrjedhojë, përgjatë 1989-1991 kjo frymë morri rrjedh edhe brenda vendeve të Unionit Sovjetik, prandaj dhe vendosën të ndaheshin. Por, drejtuesit e tanishëm të Kremlinit dhe mbështetësit e tyre, shpërbërjen e Unionit Sovjetik e konsideruan si fatkeqësia më e madhe globale gjeopolitike.

Perandori Nikolai i Parë dhe Ivan Aleksandrovich Ilyin, dy personazhet shpirtëror të ripërtëritjes – ortodoksia dhe identiteti kombëtar si përkufizime ishin kultivuar nga perandori Rus Nikolai i Parë, sipas të cilit, Rusia duhet të mbetet e bazuar dhe e udhëhequr. Dhe po këto parime, u përvetësuan edhe nga Putin, kështu duke e krijuar kultin të një udhëheqësi të pagabueshëm politik të progresit social e ekonomik, përmes mediave që e mbështetnin Kremlinin. Kurse, filozofia e Ivan Aleksandrovich Ilyin shërbeu si ripërtëritje shpirtërore Ruse e preferuar për Putinin, ndërkaq, libri i tij “Detyrat Tona” si frymëzim për patriotizmin, ndjenjën e nderit për Rusinë, sakrificën për të mirën e atdheut dhe disiplinën politike si udhëzues, për rivendosjen dhe rilindjen e një Rusie në kërkim të pozicionimit botëror.

 Lufta e ditëve të sotme në Ukrainë,  pos tjerash, ka të bëjë edhe me Rusinë e Kievit. Federata Ruse e sotme e konsideron Kievin, shteti i parë sllavo-lindor i krijuar diku në shekullin e 9-të nga fiset vikinge, nga ku dolën rusët, ukrainasit bjellorusët e të tjerë, ndërsa ortodoksinë e kultivuan nga Bizanti. Filozofi Ivan Ilyin, të cilin Vladimir Putin e konsideron frymëzues shpirtëror, përveç identitetit kombëtar Rus i mohonte të tjerët si ukrainas, bjellorusë, estonezë, letonezë apo pakica të tjera. Rol të theksuar kishte edhe Kisha Ortodokse Ruse e cila ndihmonte Kremlinin politikë duke u kujdesur në edukimin e brezave mbi trashëgiminë e vlerave Ruse, për ruajtjen e ‘botës ruse’, qoftë edhe duke ndërhyrë ushtarakisht. Në 2008-tën, ndërhyrja në dy territoret e Gjeorgjisë (Abkhazia dhe Osetia Jugore) si dhe në 2014-tën, ndërhyrja në dy territoret e Ukrainës (Donbasi dhe Krimea) ishte kundërvënje ndaj perëndimit, e për rrjedhojë, nga konflikti i ngrirë u krijua paqëndrueshmëri reale mbi perspektivën politike të tyre.

Lufta e ditëve të sotme në Ukrainë, si pikënisje mbeti nga konflikti midis Viktor Janukovyç dhe rivalit të tij kryesor politik, Julia Timoshenko. Në Shkurt 2014 ‘Revolucioni i Dinjitetit’, ndërmjet rivalëve politikë krijoi trekëndëshin Ukrainë-Rusi-Perëndim; nëse Ukraina do mbetej me lindjen, nëse Ukraina do të rrugëtoj drejt Perëndimit apo të mbetej ura lidhëse midis tyre!.

Historiografia politike e tyre tregon afërsinë që kishin thurë ndër-shekujsh, shteti Rus i Kievit, besimi ortodkos i përhapur nga Kievi, kuptimi i Ukrainës konsiderohej kuptimi i vet Rusisë; prandaj Ukraina e djeshme dhe e sotme, nuk do të konsiderohet asnjëherë një territor më afër perëndimit e larg Rusisë. Një nga kushtet për ndalimin e luftës u tha të jetë zëvendësimi i qeverisë që do nënkuptohej të jetë pro-Ruse, dhe se ҁfarë do Rusia nga Ukraina është atë që praktikisht e bën Bjellorusia. Ukraina, është fushëbeteja gjeopolitike e konfrontimit Lindje-Perëndim, e specifikisht Europës me Rusinë.

( Shqiprim Pula është njohës i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare)

 

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …