Ulrike Lunacek

Lunaçek: E ardhmja e Kosovës është ngushtë e ndërlidhur dhe reciprokisht e kushtëzuar me Serbinë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek, konsideron se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është ngushtë e ndërlidhur dhe reciprokisht e kushtëzuar, sipas saj të dyja vendet duhet të punojnë në avancimin marrëdhënieve. Lunaçek në portalin “Europian Western Balkans”, ka  tërhequr vërejtjen se Prishtina tani nuk duhet të fle në dafina, por duhet t’i intensifikojë përpjekjet lidhur me marrëdhëniet me Beogradin, përfshirë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve arritur me dialog. Lunaçek, po ashtu ka thënë se është optimiste se Kuvendi i Kosovës do të përmbushë edhe dy kriteret e mbetura dhe kështu qytetarëve përfundimisht do t’iu mundësohet lëvizja e lirë.

Kontrolloni gjithashtu

AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

AKB: Rënia e votuesve është alarm për politikën, qytetarët po kërkojnë punë e jo premtime

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, duke vlerësuar se rënia e …