Covid

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 22 raste të reja, janë shëruar 62 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  907  testime  sa janë bërë në nivel vendi, 22     të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 62  të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 223 mijë e 158. Numri i rasteve aktive ka zbritur në  633 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …