Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur para Gjykatës se është i plagosur dhe deri tani ka kryer 27 operacione

Hysni Gucati: Paragjykimi i padrejtë se UÇK-ja është “organizatë kriminale” është fyes dhe absurd

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati në fjalën përfundimtare të mbrojtjes gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Speciale është ngritur në këmbë në mbrojtje të luftës çlirimtare. Gucati ka thënë se çdo sugjerim që është bërë ndaj UÇK-së që është organizatë kriminale është absurde, e pavërtetë dhe është fyerje për dëshmorët e lirisë,  ka thënë Gucati, duke theksuar se UÇK-së i është bashkuar për ta mbrojtur atdheun dhe popullin e Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. “Do të luftoj çdo ditë për të drejtat e popullit tim. Në vitin 1997 unë dhe bashkëmoshatarët e mi iu kemi bashkuar UÇK-së, Këtë e kam bërë për ta mbrojtur atdheun tim, popullin tim dhe Kosovën”, ka deklaruar mes tjerash Hysni Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …