Yuri Kim: Shqiptarët udhëhoqën botën në hapjen e vendit të tyre, të merrnin sa më shumë afganë që ishte e mundur

Yuri Kim: Shqiptarët udhëhoqën botën në hapjen e vendit të tyre, të merrnin sa më shumë afganë që ishte e mundur

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim deklaroi sot se, shqiptarët udhëhoqën botën në hapjen e vendit të tyre për të marrë  sa më shumë afganë që ishte e mundur.  E pranishme në aktivitetin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Michigan State University (MSU), ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Ambasadorja Yuri  Kim u shpreh se, “është kënaqësi e madhe që të jem me ju sot për të festuar 2 gjëra. Festojmë lidhjen e veçantë që lidh popujt shqiptarë, amerikanë dhe afganë si dhe rritjen dhe fuqizimin e njëri-tjetrit. SHBA-të dhe Shqipëria kanë punuar së bashku për t’i dhënë përparësi arsimit, i cili ka qenë edhe më i rëndësishëm në kohë pasigurie dhe krizash. Shqiptarët natyrisht udhëhoqën botën në hapjen e vendit të tyre për sa më shumë afganë të ishte e mundur, duke na treguar të gjithëve ne sërish se çfarë do të thotë të jesh një popull i nderuar. Çdo të thotë të jesh dashamirës. Nuk kam për ta harruar kurrë mikpritjen dhe humanizmin që populli shqiptar tregoi në ato ditë. Këtë nuk kanë për ta harruar as njerëzit që ju ndihmuat”, theksoi ambasadorja amerikane, Yuri Kim. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …