Brickos

Në 23-vjetorin e rënies u përkujtuan dëshmorët: Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala

Në 23-vjetorin e rënies u përkujtuan dëshmorët: Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala

Më rastin e shënimit të 23-vjetorit të rënies së dëshmorëve:  Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me kabinetin e tij, bashkëluftëtarë dhe veteranët të UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë pranë vendit ku prehen dëshmorët në varrezat e dëshmorëve në fshatin Abri. Kryetari Lladrovci ka theksuar se nderimi i dëshmorëve të kombit është nderim i shtetit të Kosovës. “Përvjetorët e dëshmorëve janë ditëlindje e shtetit të Kosovës sepse pa sakrificën e tyre ky vend që po e gëzojmë lirinë nuk do të kishte epitetin ‘shtet’ sepse nuk do të ishte i pavarur, por që vepra heroike e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e realizoi këtë epitet të vendit tonë, shtetin e Kosovës, pra, dëshmorët janë simbol i pazëvendësueshëm i shtetësisë së Kosovës, vulë dhe ADN e kësaj shtetësie”, ka thënë  ai.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …