Nesër në fshatin Ribar i Vogël të komunës së Lypjanit bëhen homazhe te varret e martirëve të vrarë 23 vite më parë nga Serbia

Nesër në fshatin Ribar i Vogël të komunës së Lypjanit bëhen homazhe te varret e martirëve të vrarë 23 vite më parë nga Serbia. Homazhet do të bëhen, të hënën, më 18 prill duke filluar në ora 11.00. Në homazhe do të merr pjesë kryetari i komunës së Lypjanit, z. Imri Ahmeti, familjar, drejtues dhe struktura të partive politike dhe qytetar të tjerë. Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për martirët e fshatit Ribar i Vogël, të martën, më 19 prill, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lypjan, do të mbahet Akademi Përkujtimore. Këshilli i fshatit ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këto aktivitete përkujtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Ministri, Hekuran Murati më 28 shkurt i pranon ofertat për të marrë vetura me qira, me çmimin mbi 9 milionë euro

Hykmete Bajrami: “Aventurat” e Mujës kanë dëmtuar industrinë e qumështit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se politikat dhe veprimet e ministrit në detyrë …