Vetëvendosje e fton ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj që të raportoj për situatën me virusin korona në Kosovë

Vetëvendosja kërkon që për formimin Komisionit për Hetim Parlamentar njëri grup i opozitës të tërheqë nënshkrimet

Një ligj i miratuar qysh  në qershorin e vitit 2012 është baza mbi të cilin vazhdojnë të punojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës,  kur bëhet fjalë për formimin e komisioneve për Hetim Parlamentar. Neni 10 i këtij ligji specifikon se kryesues i Komisionit Hetimor nuk mund të jetë nga radhët e iniciuesve e prandaj një grup i pavarur deputetësh kishte iniciuar ndryshimin e tij në vitin 2018, që kaloi në parim e që nuk arriti të bëhej ligj asnjëherë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme. Tani kur opozita është bërë bashkë me 40 nënshkrime  ka iniciuar formimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë dhe për kryesues kanë një emër që nuk ka vendosur firmën e tij në këtë nismë, pushteti thotë se kjo është në kundërshtim me Nenin 10 të ligjit. Vetëvendosja kërkon që në këmbim të mbështetjes për formimin e këtij komisioni, njëri Grup Parlamentar të tërheqë nënshkrimet, çka po kundërshtohet nga opozita. Gjendja  ka mbetur e bllokuar kur asnjëra palë nuk heq dorë nga e drejta, derisa është shfaqur edhe ideja e ndryshimit të Ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …