leoni

Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj

Jakup Krasniqi: Lirimi i Limajt dhe i bashkëluftëtarëve të tij është lajm i mirë për tërë vendin

Lirimi i Fatmir Limajt  dhe i gjithë të  akuzuarve të tjerëve nga Gjykata e Apelit, pas dy shpalljeve i pa fajshëm nga Gjykata e shkallës së parë, pas disa përpjekjeve politike për të gjetur fajësi, vërtetë është lajm i mirë, jo vetëm për të akuzuarit, por edhe Drejtësinë tonë goxha të lënduar! Në një rast të tillë, uroj  familjarët e tyre që për vite jetuan nën ankthin e frikës, frikë që nuk i lejonte ta gëzonin lirinë e fituar me sakrifica të shumta. Është lajm i mirë për bashkëluftëtarët e bashkëkombësit. Pse jo është lajmë i mirë edhe për pushtetarët! Po këta të fundit e kanë zgjedhur heshtjen?!

A thua pse? Ata kur bëhen ndjekje spektakolare, vrapojnë ta mbështesin “sundimin e ligjit”?! Shumë, shumë mirë! Po, pse nuk e mbështesin verdiktin e gjyqësorit, kur ai është pozitiv, si në rastin në fjalë? Megjithatë, qytetarët festuan dhe uruan! Sido që të jetë është ndjesi shumë e mirë, kur dy shkallet e gjykatave, shpallin pafajësinë e njerëzve që ndihmuan shumë të na sillnin lirinë! Në këto raste, Urimi nga zemra, është gjest njerëzor! Është një shpërblim, për të përndjekurit!

Urime Fatmir! Urime bashkëluftëtarë!

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …