Hill dhe Vuçiq: Bisedimet e vetmja rrugë për të arritur marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë

Hill dhe Vuçiq: Bisedimet e vetmja rrugë për të arritur marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ambasadori amerikan në Serbi, Cristofer Hill janë pajtuar që të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Bisedimet janë e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet e hapura, si dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme”, është thënë në njoftimin e Presidencës serbe. Sipas njoftimit, ambasadori Hill ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë angazhimin me partnerët e BE-së në drejtim të vazhdimit të dialogut, që do të sjellë rezultate konkrete. Po ashtu, ai ka përsëritur mbështetjen e ShBA-së për integrimin evropian të Serbisë dhe shteteve të tjera të rajonit dhe pozicionin e Uashingtonit se BE-ja duhet të zgjerohet. Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, qysh në vitin  2011. Deri më tani janë arritur mbi 30 marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar në terren.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …