Albin Kurti: Do të këtë përkrahje institucionale, për të rritur cilësinë e jetës të personave me aftësi të kufizuar

Zyrtarë të LDK-së kanë shprehur shqetësim lidhur me vizitën e kryeministrit, Albin Kurti, në Amerikë

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë  shprehur shqetësim lidhur me  vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga kjo parti, vizitën e Kurtit e kanë quajtur të tejzgjatur dhe pa takime me zyrtarë të lartë shtetërorë.   Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, ka thënë në një konferencë për media se vizita 18-ditore e Kurtit nuk i ka sjellë asnjë të mirë vendit. Takimet e tilla të nivelit të lartë janë të zakonshme për krerët e rajonit. “Albin Kurti është kthyer nga ShBA-ja në Evropë në vizitë të tejzgjatur. Për ta përmbledhur këtë vizitë të kryeministrit Kurti, edhe pse ai nuk e përmblodhi vet, e përfundoi vizitën pa asnjë takim me zyrtarë të lartë. Takimet e tilla të nivelit të lartë janë të zakonshme për krerët e rajonit. Shëtitja 18-ditore e Kurtit në ShBA në kohë krize në vend zbeh peshën institucionale që ka pasur Kosova në rajon”, ka thënë Mjekiqi.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka Emër” paralajmëron “Marshin për Liri” në Prishtinë

Katër ditë para se Dhomat e Specializuara në Hagë të shpallin verdiktin për ish-drejtuesit e …