Hahn qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë

Komisari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, gjatë  qëndrimit për vizitë zyrtare në Kosovë do të takohet dhe do të bisedojë  me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe kryetarët e partive opozitare. Hahn, fillimisht pritet të  takojë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, pastaj përfaqësues të tjerë të institucioneve. Në orën 10:20 në ndërtesën e Qeverisë, Hahni dhe Mustafa do të mbajnë një konferencë për media. Kurse në orën 14:00 në Kuvendin e Kosovës do të ketë takim me liderët e partive politike. Pas takimit ai do të jap një deklaratë për media.

Kontrolloni gjithashtu

Më 8 tetor 1912, filloi Lufta e parë Ballkanike midis Perandorisë Osmane dhe Lidhjes Ballkanike, që shkatërroi trojet shqiptare

Më 8 tetor të vitit 1912, filloi  Lufta e parë Ballkanike midis Perandorisë Osmane dhe …